Sa janë shanset e Luftëtarit për luajtur në Kupat e Europës
Me vendosjen e çiftit finalist mes Skënderbeut dhe Laçit, tashmë të gjithë skuadrat e Superiores fillojnë të bëjnë llogaritë, edhe nga renditja e kampionatit, për të parë mundësitë që do të kenë të arrijnë një vend në Kupat e Europës. Por, si funksionon rregullorja në këtë rast?
Rregullorja për Kupat e Europës
Klubet që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kupat e Europës përcaktohen si më poshtë;
a) klubi që shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2017-2018 do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve;
b) klubi që fiton Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;
c) klubi që renditet në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;
d) klubi që renditet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;
e) nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;
f) nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;
g) nëse skuadra e shpallur kampione e Kategorisë Superiore fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është renditur në vendin e dytë ose të tretë, atëherë skuadra që pozicionohet në vendin e katërt, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;
Rregullorja për klasifikimin
Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre përcaktohet duke mbajtur në konsideratë këto kritere:
a) pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
b) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet mes ekipeve përkatëse;
c) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit;
d) numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;
e) me short;
Renditja në kampionat pas javës së 29-të kur ka edhe 6 javë.