Vizita e ambasadorit italian në Gjirokastër/ Aliaj i kërkon ndihmë për zjarret dhe përmbytjet, Rami për aeroportin
April 25, 2018
Gjirokastra u vizitua së fundi nga ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillio. Ai zhvilloi takime me autoritetet lokale, si dhe mbajti një leksion të hapur në Universitetin ‘Eqrem Cabej’. Gjatë takimit me prefektin Astrit Aliaj, ky i fundit i shtroi nevojën për ndihmë nga ana e Italisë në krijimin strukturave të reja të emergjencave civile, për të përballuar situatat e ndryshme nga zjarret, përmbytjet apo fatkeqësitë e tjera natyrore. Ndërsa kryebashkiakja Zamira Rami, diskutoi me ambasadorin Cutillio mundësinë e ndonjë investimi italian për rindërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, me qëllim vënien e tij në funksion të zhvillimit të turizmit në jug të vendit.