Shihni si duket sot rruga te Kthesa e Libohovës (FOTO)
May 3, 2018
Rruga nga Kthesa e Libohovës në drejtim të Suhës ka një pamje të re. Prej pak kohësh ka përfunduar investimi për lotin e parë të saj. Bashkia Libohovë thotë se në këtë segment nuk ishte vënë dorë prej vitesh me radhë, ndërsa po punohet për të siguruar financim edhe për lotin e dytë të rrugës.
“Në këto tre vjet Bashkia Libohovë ka përfituar investime si kurrë më parë. Do të vazhdojmë të punojmë për projekte të tjera që i shërbejnë zhvillimit të zonës dhe përmirësimit të jetës së banorëve”, thotë Bashkia përmes një njoftimi.
Ndërkohë aktualisht po punohet në qendrën e Libohovës. Ky është investimi më i madh që ka përfituar ndonjëherë Bashkia Libohovë. Punimet pritet të përfundojnë brenda kësaj vere.