Vettingu i policisë në Gjirokastër, deri më tani asnjë dorëheqje, vijon dorëzimi i formularëve
May 3, 2018
Rreth 70% e punonjësve të policisë në qarkun Gjirokastër kanë dorëzuar vetëdeklarimet në kuadër të procesit të vettingut brenda radhëve të uniformave blu. Policët deklarojnë pasurinë, si dhe përgjigjen për pastërtinë e figurës. Afati i fundit për dorëzimin e formularëve është data 7 maj. Deri më tani në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë dorëzuar 200 vetëdeklarime, ndërsa mësohet se nuk ka pasur largime nga radhët e oficerëve të policisë.