Mjekja e re nga Gjirokastra kthehet për të shërbyer në spitalin e vendlindjes
Doktoreshë Olta Qurku, nga Gjirokastra është një tjetër mjeke e re që zgjodhi të kthehet në qytetin e lindjes, për të dhënë kontributin e saj në shërbimin shëndetësor. Pas përfundimit të studimeve në degën e Nefrologjisë, DR, Qurku lidhi një kontratë më Ministrinë e Shëndetësisë, për të shërbyer në spitalin “Omer Nishani”në Gjirokastër.
“Jam nga Gjirokastra , kam përfunduar studimet afatgjata në mjekësi, në degën e nefrologjisë. Pas një kontrate të bërë me Ministrinë e Shëndetësisë vendosa të kthehem në qytetin e lindjes për të dhënë kontributin tim në zhvillimin cilësor të shërbimit mjekësor spitalor”, shprehet mjekja. Qurku shpreson që edhe mjekë të rinj sikurse dhe ajo të bëhen pjesë e këtij ekipi mjaft të mirë mjekësor të spitalit “Omer Nishani”.
“Në këtë spital bëhet trajtimi i pacientëve me sëmundje renale akute kronike si dhe jepet shërbimi i hemodializës që mbulon gjithë rajonin e Gjirokastrës”, thotë mjekja. Punësimi i mjekëve të rinj në gjithë spitalet e vendit po sjell përmirësim të shërbimeve që ofrohen në spitalet tona.