Harrohet ‘sherri’ për Këshillin Bashkiak, 5 Maji në Gjirokastër i bën bashkë të gjithë (FOTO)
Debatet e para disa javëve në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës janë fashitur. Zamira Rami e Roland Bejko e humbën shumicën brishtë dhe më pas u tërhoqën nga shkarkimi i sekretarit të përgjithshëm të këshillit, Semi Golemi. Socialistët nga ana tjetër duket të jenë të ‘ngopur’ me këshilltarë që vinin prej partive të tjera, si dhe e kanë pranuar Mimoza Çomon të zgjedhur në krye të këshillit. Përtej këtyre, sot ata u shfaqën bashkë në varrezat e dëshmorëve me rastin e 5 Majit. Disi edhe të ‘detyruar’ nga protokolli. Mungonte vetëm prefekti Astrit Aliaj, për shkak të një impenjimi familjar. Kryebashkiakja Zamira Rami, deputeti Flamur Golemi dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Mimoza Çomo i prinin ceremonisë për nderimin e dëshmorëve në Gjirokastër. Shihni fotot më poshtë.