Protestë e tregtarëve të Gjirokastrës: Nuk lejojmë Zamira Ramin të tallet me ne (VIDEO)

Tregu industrial i Gjirokastrës ka pak kohë që ka përfunduar, por tregtarët që sheshin aty as tani nuk janë të kënaqur. Ata akuzojnë Bashkinë Gjirokastër për ndarje selektive të vendeve, ku ata do të vendosen, si dhe taksën mujore që duhet të paguajnë. Sot tregtarët zhvilluan një protestë, ku hodhën akuza ndaj kryebashkiakes Zamira Rami. Kjo e fundit kishte dërguar nëpunës të bashkisë për të sqaruar tregtarët, por situata ka qenë e tensionuar për minuta të tëra. Shihni videon që sjell ArgjiroLajm.net