Lajm i mirë për bektashinjtë e Gjirokastrës, 30 milionë lekë për ndërtimin e Teqesë së Shtufit
May 9, 2018
Komunitetet fetare në vend do të përfitojnë këtë vit 109 milionë lekë mbështetje financiare. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme. Nga 109 milionë lekë të akorduara nga qeveria, pjesën më të madhe, 31 milionë lekë i kalojnë Komunitetit Mysliman që është më i madhi, ndërsa pjesa tjetër komuniteteve të tjera fetare. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25.7 milionë lekë. Prej këtij fondi është parashikuar edhe ndërtimi i Teqesë së Shtufit në Gjirokastër, me një vlerë rreth 30 milionë lekë të vjetra.