41 milionë lekë investim, gati restaurimi i Urës së Kordhocës në Lazarat
May 10, 2018
Ura e Kordhocës pranë fshatit Lazarat në Gjirokastër do të restaurohet. Instituti i Monumenteve të Kulturës ka shpallur tenderin me vlerë rreth 41 milionë lekë të vjetra pa tvsh. Me lidhjen e kontratës me kompaninë fituese, punimet do të përfundojnë pas 120 ditësh. Ura e Kordhocës është dëmtuar vitet e fundit nga rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Drino, si dhe mungesa e ndërhyrjeve mirëmbajtëse të shpeshta.