Llogaridhënia e qeverisë, Rama dërgon dy deputetë në Lazarat
May 11, 2018
Lazarati vërtet është bastion i Partisë Demokratike, por mes banorëve ka edhe nga ata që mbështesin PS-në. Së fundi dy deputetë të PS-së në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Flamur Golemi, zhvilluan një takim në këtë fshat, në kuadër të turit të llogaridhënies së qeverisë. Banorët e pranishëm në takim ngritën shqetësime të ndryshme sa i përket mungesës së disa shërbimeve, çështjes së tokave, kullotave dhe pyjeve, ndërsa vlerësuan përfshirjen e Lazaratit në projektin e 100 fshatrave. Disa muaj më parë kryebashkiakja Zamira Rami shkarkoi administratorin Mexhit Jupi, i emëruar si përfaqësues i PS-së dhe në vend të tij emëroi kreun e PD-së së fshatit, Benard Pollo.