Trafiku i klandestinëve, dy të arrestuar në Gjirokastër
Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve në Gjirokastër. Policia thotë se, u bë arrëstimi në flagrancë i shtetasve: Serxhjo Koxhaj, 32 vjec, banues në Fier dhe Kadri Lapi, 50 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 13.05.2018, rreth orës 23:30, shtetasi Serxhjo Koxhaj është kapur në flagrancë , në afërsi të lagjes “Cfakë”, duke transportuar tre shtetas të huaj Afganë me mjetin tip Mercedes Benc, me targa AA 935 FC, ndërsa shtetasi Kadri Lapi me mjetin tip Merces Benc, me targa AA 607 RI bënte kontrollin e rrugës. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.