Kumbaro inspekton kantierin e ‘Rilindjes Urbane’ në Libohovë: Kënaqësi kur shikoj se si ndryshon vendlindja e tim eti (FOTO)
May 20, 2018
Ministrja e Kulturës dhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro, inspektoi dy ditë më parë punimet në qendrën e re të Libohovës, një investim ky i qeverisë shqiptare në kuadër të programit ‘Rilindja Urbane’.
“Kënaqësia e përparimit të kantierit të Rilindjes Urbane në Libohovë, është shumë e madhe kur sheh se si ndryshon qyteti, si rivleresohet peizazhi, dhe bashkë me të do të ndryshojë shpejt dhe sipërmarrja në qytet, dhe në fund, çka brezi i shkuar s’e mendonte, do të shtohet turizmi në vendlindjen e tim eti”, thotë Kumbaro.
Më tej ministrja zhvilloi takim me banorët në kuadër të turit llogaridhënës të qeverisë. Nesër në Libohovë pritet të jetë për një vizitë të shkurtër edhe kryeministri Edi Rama.