Rama flet pas vizitës në Libohovë: Qyteti më parë ishte në depresion dhe harresë, sot kemi një situatë tjetër falë investimeve që kemi bërë
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera ka folur edhe për Libohovën. Ai tha se më përpara Libohova ishte një depresion i gjallë, sot kemi një situatë tjetër pas disa investimesh, ku më kryesori është ai për qendrën e qytetit.
“Nga një zonë ku në çdo pore të teksurës urbane ndjehej braktisja dhe pluhuri i harresës në një zonë ku jam i bindur që falë edhe potencialeve të mëdha turistike, kjo ndërhyrje dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera që kemi bërë do të sjellin shumë më tepër turistë këtë vit dhe në vijim. Ka një rritje të fluksit të tusitëve në qarkun Gjirokastër”, tha Rama.
Më herët gjatë drekës kryeministri ishte në Libohovë ku pa nga afër kantierin e punimeve.
© Libohova Online