Diskutim mbi politikat mjedisore, ministri Blendi Klosi takim në Universitetin e Gjirokastrës
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe UNDP organizuan sot në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër një takim me temë “ Bashkepunimi dhe angazhimi me akademiket – si të forcojmë më tej politikat e hapura në mjedis”. Në takim merrte pjesë edhe ministri Blendi Klosi, zv.ministrja Ornela Çuçi, përfaqësues të UNDP dhe drejtues të universitetit.
Permes ketij takimi u synua te vendoset nje bashkepunim në fusha me interes të përbashkët te institucioneve pjesemarrese, si për shembull të bej kërkime dhe përgatis rekomandime lidhur me mënyrën me te mire te menaxhimit te informacionit mjedisor ne nivel lokal, duke marr ne konsiderate ndryshimet gjinore ne punësim dhe pjesëmarrjen qytetare ne problemet mjedisore; te mbikëqyr mbledhjen e te dhënave pilot për indikatorët e zgjeruar ne kuadër te portalit me informacion mjedisor, duke përdorur trajnimin “ne zbatim” dhe mentorimin ne raste kur mund te zbatohet; të përgatisë e nje raporti tematik me te dhanë e projektit dhe analizat e një cështjeje rajonale ose kombëtare duke vene theksin ne vizualizimin efektiv te te dhenave dhe prezantimi i sugjerimeve per grupin relevant te politikberesve dhe medias nepermjet nje ore te hapur mesimi; Të inkurajoj studentet per te zbatuar parimet e shendosha shkencore ne linje me kërkesat e Konventes se Aarhusit, te Konventave te Rios dhe Marreveshjeve shumepaleshe Mjedisore.