Vetëvrasjet në Gjirokastër, 4 persona i dhanë fund jetës gjatë vitit 2017
May 29, 2018
Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, me një rënie prej 11.5% (26 persona më pak) në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndonëse ky është niveli më i ulët që nga viti 2012, kur raportohen të dhënat, sërish vetëvrasjet mbeten mbi tre herë më të larta sesa vrasjet (që në vitin 2017 ishin 63). Lezha dhe Tirana janë qarqet me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve, ndërsa Gjirokastra dhe Kukësi mbeten qarqet me nivelin më të ulët. Në Gjirokastër gjatë vitit 2017 u kryen 4 vetëvrasje, 3 meshkuj dhe 1 femër.