AKU Gjirokastër paralajmëron thertoret
June 16, 2018
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron mbylljen e disa prej thertoreve që operojnë në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet. Shkak janë disa kontrolle të befasishme ku janë konstatuar mungesë kontrolli veterinar, kushte të papërshtatshme në thertore si dhe mungesa sanitare. Në 7 bashkitë e qarkut, kontrolli nga veterinierët e bashkive është thuajse inekzistent. Mësohet se konteollet e thertoreve do të jenë objekt i AKU– së edhe për shkak të zërave se një pjesë e mishit të gjedhit vjen nga vendet fqinje, kryesisht nga Maqedonia dhe Greqia.