Gjirokastër, Luftëtari e nis me humbje kampionatin, mundet nga Kastrioti në shtëpi
August 18, 2018
Ndeshja e dytë e javës së parë mes Luftëtarit dhe Kastrioti e luajtur në Gjirokastër, ka përfunduar me surprizë, duke qenë se krutanët kanë fituar me rezultatin 0-1. Ka mjaftuar goli i shënuar nga Mziu me anë të një penallti, për t’i dhënë fitoren e parë skuadrës së drejtuar nga Elvis Plori. Luftëtari ka dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes, duke rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga Kuka, por edhe mbrojtja krutane ka ndalur disa herë aksione të rrezikshme të bluzinjve. Dy raste për t’u veçuar janë humbur nga Luftëtari me anë të Rapos dhe Shkurtajt, ndërkohë që Kastrioti është munduar që të reagojë me anë të kundërsulmeve.