Viti i ri shkollor në Gjirokastër, mbyllen 18 klasa kolektive
18 klasa kolektive janë mbyllur në qarkun e Gjirokastrës. Mbyllja e këtyre klasave në fshatra ka ardhur si pasojë e numëri të vogël të nxënësve. Për kreun e DAR në Gjirokastër, Lindita Rova, kjo nismë ndërmerret në kuadër të centralizimit të shkollave, duke i përqëndruara sipas njësive administrative.
Numrin më të madh të klasave që ju vihet dryni këtë vit të ri shkollor e ka Tepelena me 9 të tilla, të përqëndruara kryesisht në zonat malore. Ndërsa 6 të tjera janë mbyllur në Përmet dhe 3 në Gjirokastër.
“Një nga projektet që ka marrë ministria e arsimit, është projekti i rajonalizimit të institucioneve arsimore. Në kuadër të projektuit të realizimit ne po analizojmë 3 klasa kolektive, të cilat shkojnë repsektivisht pranë shkollave në qendër të njësisë administrative”, tha Rova.
Përqëndrimi i nxënësve në një shkollë të vetme synon kujdes më të veçantë ndaj nxënësve dhe cilësi në mësimdhënie. Por, pavarsisht kësaj, akoma nuk është bërë e qartë se kush do ta sigurojë koston e transportit, ku deri një vit më parë mbulohej nga ministria Arsimit dhe shpesh është shoqëruar me protesta nga ana e prindërve, për shkak të pakorrektësisë me pagesat.