Dropull, vidhet një shtëpi në fshatin Sofratikë
September 14, 2018
Regjistrohet një tjetër rast vjedhje në zonën e minoritetit në Dropull. Policia thotë se në fshatin Sofratikë, është vjedhur banesa e shtetasit Dh.P., vjeç 58, banues në këtë fshat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia nuk jep detaje se çfarë kanë vjedhur konkretisht hajdutët. Kjo është vjedhja e dytë që regjistrohet brenda dy javësh në Dropull. Kujtojmë që më 1 shtator u vodh edhe një banesë në fshatin Hllomo. Edhe në atë rast policia nuk mundi të arrestonte autorin/autorët.