Në rrugën Gjirokastër-Lazarat punohet natën, drejtori i ARRSH i përgjigjet deputetit Tritan Shehu
September 25, 2018
Tritan Shehu, deputeti i PD-së në Gjirokastër hodhi akuza sot për ndërprerjen e punimeve në aksin rrugor Gjirokastër-Lazarat. Shehu publikonte edhe disa foto, përmes së cilave dëshmonte se në këtë rrugë nuk po punohet më, duke krijuar kaos te qarkullimi i automjeteve. Por më vonë ka pasur një reagim nga drejtori i ARRSH për jugun, Andi Shkurta. Ai ka publikuar foto në Facebook, duke thënë se punimet po kryhen natën për të shmangur trafikun gjatë ditës. ‘Meqënëse Tritani fle në këmbë ditën, nuk mund të shikojë që punohet natën”, shkruan Shkurta.