Investimet në Gjirokastër dhe syzet 3D, Flamur Golemi ‘sherr’ me Tritan Shehun
Deputeti Flamur Golemi gjatë fjalës në Kuvend bëri ironi me kolegun e opozitës, Tritan Shehu, për të cilin tha se ai i shikon investimet në Gjirokastër thjesht si projekte 3D, madje edhe kur këto investime përfundojnë. Disa orë pas kësaj deklarate, Tritan Shehu i është i përgjigjur në Facebook po me ironi. Sipas deputetit të PD-së, Flamur Golemit i ka bërë dhuratë syze 3D Edi Rama për të parë investimet imagjinare. Pas kësaj deklarate, Golemi i është përgjigjur sërish Shehut përmes një postimi në Facebook. Lexoni më poshtë të tre reagimet.
Flamur Golemi
Hera herës s’e fsheh dot keqardhjen për kolegun e opozitës në Gjirokastër, i cili çdo investimi të qeverisë e konsideron thjesht si “projekt 3D”, madje edhe atëhere kur investimi është përfunduar. Natyrisht që s’jam duke thënë se s’ka më nevojë për investime në Gjirokastër apo në mbarë vendin. Realisht është bërë shumë punë në këto 5 vjet, por akoma më tepër mbetet për t’u bërë. E përfundoj këtu fjalën time, me thirrjen për opozitën që t’i rikthehet Kuvendit dhe të heqë dorë nga kinematografia e dështuar alla Babale.
Tritan Shehu
Sic duket Kryeministri i ka bere dhurate edhe kolegut tim, Dr Flamur Golemit, ndonje pale syze 3 D…per te pare Gjirokastren e perreth. Lexova ate cfare deklaroi kolegu im i Gjirokastres, Dr. Flamur Golemi, ne Kuvend sot per investimet ne ate Qark, te para keto nga ai jo thjesht me syze, por dhe 3D keto!! Ndryshe segmenti prej 7 km qe do te perfundoje ne 24 muaj (dhe me kosto 4 here me shume), nuk mund t’i dukej si Rruga Kardhiq- Delvine, me gjithe tunelin! Vetem me te tilla syze ai mund shikonte investimet me fondet qeverisese ne Qark te perfunduara….ku jane keto? Sepse nuk ka te tilla as per ne 3 Urat, as per Fushe Bardhe, as ne Dropull, as per Buz, as per Lopez, as per…as per askund. Ndersa per te gjetur investimet ne shkollat, spitalet, qendrat shendetesore, urat historike etj, nuk besoj se atij i mjaftojne edhe Syzet 3D te kryeministrit. Dicka kam per kolegun okulist, ai besoj se e di qe perdorimi i gjate i Syzave 3D mund te te verboje krejt ne fund…dhe pastaj do t’i duhet te perdore vetem fantazine per te ”dalluar” investimet e Rilindjes.
Flamur Golemi
Më vjen mirë që kolegu Tritan Shehu më paska ndjekur sot në Kuvend, edhe pse në kushtet e bojkotit dhe shtegtimit opozitar në drejtim të paditur prej disa kohësh. Është pezmatuar sepse i thashë që për çdo investim të qeverisë, edhe kur puna nis apo përfundon, ai s’e dallon dot dhe thotë se është thjesht një projekt 3D. E mbani mend çfarë shkruante para disa ditësh, se gjoja ishin ndëprerë pa nisur mirë punimet në rrugën Gjirokastër-Lazarat?! Ndërkohë e vërteta është ndryshe, rruga sot po shkon drejt përfundimit. Eja ta shohësh. Muaj më parë ankohej se kishte vetëm projekt 3D për rrugën Kardhiq-Delvinë apo Bypassin e Tepelenës. Sot kanë nisur punimet në këto dy kantiere. Besoj se kaq mjafton për të kuptuar se kush ka realisht nevojë për syze. Edhe 3D po të duash meqë këto i paske fiksim.