‘Djalin ma vranë shqiptarët, ata nuk e duan minoritetin’, flet nëna e ekstremistit nga Dropulli (VIDEO)
“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”. Kështu shprehet mes lotësh nëna e 35-vjeçarit Konstantinos Koçiafas, pas lajmit për vrasjen e të birit nga RENEA në Bularat.
Mediat greke i kanë marrë një pronocnim asaj, e cila ka qenë mes lotësh dhe nuk ka mundur të flasë shumë. “Unë nuk e dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”- ka thënë ajo, shkruan Protothema.
Me tej, gazeta shkruan se dy motrat e viktimës që jetojnë prej vitesh në Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për ti qëndruar pranë nënëes së tyre.
“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.