Teatri i Gjirokastrës mbush 50 vjet, festimet nisin më 10 nëntor (VIDEO)

Një ngjarje e madhe shënohet në Gjirokastër fundjavën e ardhshme. Teatri ‘Zihni Sako’ mbush plot 50 vjet nga themelimi i tij. Për të kremtuar këtë ngjarje historike, do të organizohet edicioni i parë i eventit ‘Takimi i Teatrit Kadri Roshi’.

Për 7 netë me radhë do të ketë shfaqje teatrale nga 7 trupa të ndryshme. Në përbërje të jurisë profesioniste që do të japë çmimet janë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare: Timo Flloko, Albert Minga, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa e Kristiana Dida.

Për shtatë ditë me radhë Gjirokastra do të jetë qendra teatrale e Shqipërisë. Është shumë e mërzitshme të vrisni kohën në kafene, të luani skedina apo të dëgjoni debate televizive mbushur me banalitet. Shkoni në teatër dhe përjetoni nga afër emocione të papërsëritshme. Spoti më poshtë zbulon më shumë për atë që pritet të ndodhë në qytetin e gurtë.