Familjarët e Kacifas nisen drejt Tiranës për të marrë trupin

Familjarët e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas, janë nisur nga Dropulli drejt Tiranës për të marrë trupin e djalit të tyre, i cili mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA. Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar autopsinë e trupit të të 35-vjeçarit. Familja e Kacifas pretendon se djali i tyre u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt, ndërkohë RENEA thotë se gjuajtjet me armë janë bërë nga larg pasi ekstremisti refuzoi të dorëzohej. Pritet që ceremonia e tij mortore të zhvillohet gjatë ditës së nesërme, ndonëse kjo nuk është konfirmuar ende.