Bllokimi i rrugës pas varrimit në Bularat, 12 shtetas grekë të ndaluar nga policia e Gjirokastrës
Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel gazetarja Anila Hoxha raportoi nga Gjirokastra se çfarë po ndodh pas ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ku morën pjesë mbi 1 mijë grekë të cilët kënduan në kor thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare.
“12 persona janë shoqëruar, nuk janë ndaluar as arrestuar, por shoqëruar. Ata janë kapur në Kakavijë teksa ishin duke u larguar për në Greqi dhe mesa duket kishin hyrë në Shqipëri në rrugë jo të ligjshme. Njëri prej tyre i cili sikurse mu tha nga burime jo zyrtare nuk ka hyrë nga pika kufitare e Kakavijës quhet Babis Karafanos.
Badis Karafanos nuk është i regjistruar në sistemin TIMS për tu futur në Shqipëri, në asnjë nga pikat kufitare dhe ngelet e paqartë si ka hyrë në vendin tonë. Ai për të dalë nga Shqipëria zgjodhi një rrugë të ligjshme, por duhet të sqarojë si ka hyrë. Përveç forcave vendore në Gjirokastër janë atashuar edhe forcat e Antiterrorit për sa kohë janë hedhur thirrje antishqiptare dhe simbole që shkelin kushtetutën.”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.