Vodhi celularin dhe një portofol, arrestohet 39-vjeçari nga Gjirokastra
November 20, 2018
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adriatik Dudumi,39 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në dy lokale të qytetit ka vjedhur një telefon celular të markës “Samsung J3” si dhe një një portofol me 5.200 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 134 i Kodit Penal.