106 vjetori i Pavarësisë, ngrihet flamuri kuq e zi në Libohovë (FOTO)
November 28, 2018
106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është përkujtuar edhe në Libohovë. Me ketë rast u organizua në sheshin përballë sarajeve të Myfit Bej Libohovës një ceremoni për ngritjen e flamurit kombëtar. E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro, deputeti tjetër Flamur Golemi, kryebashkiakja Luiza Mandi, prefekti Astrit Aliaj dhe zyrtarë të të tjerë lokalë. Po kështu u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe në bustin e heroit Avni Rustimi. Në vijim nxënësit e qytetit kishin përgatitur një koncert festiv.
©Libohova Online