Gjirokastër, demokratët festojnë edhe Ditën e Çlirimit bashkë me Pavarësinë
November 29, 2018
Për demokratët 28 Nëntori nuk është vetëm dita e shpalljes së Pavarësisë, por edhe dita e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Në Gjirokastër, kreu i ri i PD-së, Dasho Aliko dhe përfaqësues të tjerë të demokratëve, bënë homazhe në varrezat e Gërhotit ku prehen eshtrat e dëshmorëve nacionalistë, që u vranë në luftë kundër fashistëve në shtator 1943. Aliko tha se edhe nacionalistët luftuan kundër okupatorit, pavarësisht se si rodhën gjërat më vonë. Ndërkohë që socialistët e festojnë ditën e Çlirimit më 29 Nëntor.