Rama komenton protestën në Gjirokastër: Doli Tritan Shehu me Dashon e Lazaratit, bënë foto në mes të rrugës t’ia tregonin Saliut (VIDEO)
February 22, 2019
Kryeministri Edi Rama është tallur me protestën e sotme të militantëve të PD-së në Virua. Ai tha se ata që flasin gjoja në emër të popullit janë thjesht Tritan Shehu dhe Dashua i Lazaratit.
‘Me cilin popull, kush është populli, Tritan Shehu me Dashon e Lazarit edhe me 30 veta që kishin dalë te kthesa e Viroit për të dalë në fotografi dhe për të treguar se më zunë mua rrugën? Dhe nuk ishin as në mes të rrugës, por ishin në anë të rrugës, por fotografinë që i kanë çuar Saliut e kanë bërë në mes të rrugës. Ata janë populli?”, u shpreh Rama.