Bllokohet linja e transportit Libohovë-Tiranë. Nëse s’ka kthim pas, bojkotoni autobusët e shoqërisë “Argjiro”, mos udhëtoni me ata që duan të jenë monopol
Linja e transportit Libohovë-Tiranë dhe anasjelltas nuk funksionon prej dy ditësh. Shoferëve u është bllokuar dokumentacioni nga task forca e Ministrisë së Transporteve, pasi janë konstatuar me shkelje. Më konkretisht ditën e diel, një punonjës i kësaj strukture duke u hequr si pasagjerë i rastësishëm, ka hipur në afërsi të Tepelenës në furgonin e linjës Libohovë-Tiranë.
Në këtë mënyrë është “provuar” shekja e kësaj linje për marrje pasagjerësh nëpër stacione që nuk është e autorizuar, njësoj në fakt sic veprojnë edhe mjetet e shoqërsië ‘Argjiro’. Pas këtij konstatimi, punonjësi i task forcës së ministrisë i ka marrë letrat furgonit, duke mos e lejuar të lëvizë. Po kështu e bllokuar është edhe linja që niset nga Tirana drejt Libohovës.
Pritet që brenda dy ditëve të ardhshme të ketë një zgjidhje për këtë cështje. Shkak i kësaj situate të krijuar së fundi është shoqëria ‘Argjiro’, e cila për të ruajtur monopolin në treg, kërkon të hiqet linja e Libohovës dhe e Dropullit drejt Tiranës. Shoqëria ‘Argjiro’ kërkon atë gjë që nuk po e zbaton për vete. Mjetet e kësaj shoqërie marrin pasagjerë edhe pasi largohen nga Gjirokastra. Nuk dihet ende se cfarë do të bëhet përfundimisht me linjat e Libohovës dhe Dropullit drejt Tiranës, por heqja e tyre për të favorizuar kompaninë ‘Argjiro’ do të ishte një vendim i gabuar.
©Libohova Online