Gjykata liron Ardian Fullanin, ngelet në arrest shtëpie
September 15, 2014
Ardian Fullani është liruar nga burgu.Ashtu siç pritej, Gjykata e Apelit ka vendosur që ish-guvernatori të qendrojë në “arrest shtëpie”.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Alaudin Malaj, ndërsa në trupën gjykuese bënin pjesë edhe gjyqtarët Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri.
Tashmë Fullani do të qendrojë në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe abuzimet në këtë të fundit.