67-vjeçari nga Gjirokastra infektohet me koronavirus
Mëngjesin e sotëm u raportua lajmi për një rast me Covid 19 në Gjirokastër. E vërteta është se bëhet fjalë për 67-vjeçar, i cili ishte shtruar fillimisht në spitalin “Omer Nishani” me hepatit akut, por pas datës 20 maj shkoi në QSUT për mjekim më të specializuar. Gjatë qëndrimit aty për t’u kuruar nga hepatiti, gjendja e tij u përkeqësua për shkak të infektimit me koronavirus.
Aktualisht 67-vjecari nga lagjja “Dunavat” qëndron në Spitalin Infektiv ku po kurohet nga Covid 19. Sot paradite janë marrë rreth 17 tampone të kontakteve të tij të rrethit familjar për të mësuar nëse janë ata të prekur nga koronavirusi apo jo. Përgjigjet për këto 7 tampone, rrethi më i ngushtë familjar, pritet të dalin nesër, ndërsa pasnesër do të analizohen tamponet e tjera. Deri më tani raportohet se situata shëndetësore e 67-vjeçarit paraqitet stabël.