Emri/ Ja kush është personi i vrarë sot në rrugën Poliçan-Suhë
Është zbuluar identiteti i personit që u gjet i vrarë në kamionçinën e tij në Gjirokastër. Ai është Gëzim Saraçi, 57 vjeç, i cili është gjetur i goditur me sende të forta në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë. Policia e Gjirokastrës ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Motivi për krimin e rëndë nuk dihet ende.
Njoftimi i policise
Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.