Lazarati së shpejti me ujë 24 orë, Rama: PD e la me 40 minuta ujë në ditë për një çerek shekulli (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar investimin e qeverisë në fshatin Lazarat. Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se së shpejti Lazarati do të ketë 24 orë ujë të pijshëm në ditë prej rrjetit të ri 40 kilometra. Rama shigjeton gjithashtu opozitën duke u shprehur se Lazarati ishte lënë për 25 vite vetëm me 40 minuta ujë në ditë. Më tej Rama thotë se opozita gjatë këtyre 7 viteve mbeti rrugëve pa reflektim por vetëm me idenë për të prishur
STATUSI NGA EDI RAMA
Dakord të gjitha, po si mund të flasin akoma dhe të kërkojnë “nënë e babë” nga ne kur i thonë llafit, kur edhe Lazaratin e lanë me 40 minuta ujë në ditë për një çerek shekulli! Tani patjetër, nuk them fare se kjo është një mrekulli, po si mund të mos jetë të paktën një arsye e qartë për ta bërë dallimin, si dita me natën, mes nesh që na e lanë Shqipërinë një rrumpallë copash e çikash dhe sot e kemi vënë në shinat e progresit të qëndrueshëm, hap pas hapi e me njëmijë vështirësi natyrisht, e atyre që s’kanë ndryshuar as qime, jo më zakon dhe kanë kurajon të kërkojnë të kthehen në krye, kur ne 7 vjet në punë papushim për të ndrequr, ndërsa ata 7 vjet rrugëve pa asnjë reflektim, vetëm për të prishur! Lazarati me mbi 40 km rrjet të ri dhe 24 orë ujë të pijshëm së shpejti është një pasqyrë e dobishme për këdo që ka sy dhe do të shohë, faktet e pamjet flasin vetë.