Ministri Tahiri, prefektja Rami dhe Jenkins vizitojnë Lazaratin (Foto)

6. (2)Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, së bashku me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Oëen Jenkins, po zhvilojnë një vizitë në fshatin e Lazaratit për të parë nga afër rezultatet e operacionit antidrogë si dhe për të shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të zonës nëpërmjet veprimtarive të ligjshme ekonomike. Në këtë vizitë Tahiri e Jenkins, shoqërohen nga ambasadori britanik në vendin tonë Nicholas Cannon si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Gjatë vizitës, zyrtari britanik Jenkins, ambasadori Cannon si dhe Ministri Tahiri kanë takuar dhe biseduar me banorë në qendër të fshatit Lazarat dhe më pas kanë parë nga afër kapanonet në pronësi të Gate Mahmutajt ku gjatë operacionit antikanabis u sekuestruan laboratorë droge, marijuanë, armë e bimë të mbjella narkotike. Nga ana e tyre banorët i kanë kërkuar ministrit dhe Drejtorit te Pergjithshem Didi ngritjen e një poste policie në komunën Lazarat.

Vizita e Ministrit Tahiri dhe zyrtarit britanik Jenkins vjen në një kohë kur fshati famëkeq i Lazaratit, i është rikthyer normalitetit, pas superaksionit të suksesshëm antikanabis. Aksioni i policisë së shtetit, u përshëndet nga i gjithë opinioni ndërkombëtar, duke rezultuar edhe si një faktori kyç në marrjen e statusit kandidat, i cilësuar si një provë dhe vendosmëri e qeverisë për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organiziuar.

21.

23.

20.

18.

13.

14.

15.

11.

9. (1)

7. (1)

2. (1)

1.

4. (1)