Libohovë, mësuesi preket me Covid, iu merret tamponi 27 kontakteve të tij
September 11, 2020
Fillimi i vitit shkollor në Libohovë është vënë në dyshim, pasi një nga mësuesit e shkollës 9-vjeçare ka rezultuar i prekur nga koronavirusi. 27 tamponë të kontakteve të mësuesit janë marrë, ndërsa arsimtarët e tjerë janë karantinuar në shtëpi. 14 shtatori është vendosur si datë zyrtare për të filluar mësimin në institucionet parauniversitare në Shqipëri. Nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk ka dalë asnjë komunikim zyrtar për një masë të tillë parandaluese ndaj virusit Covid-19. Opozita, nga ana tjetër, ka kërkuar testimin e të gjithë arsmtarëve përpara se të nisë procesi mësimor për të zbuluar nesë ndokush është mbartës i virusit COVID-19.