10 raste të reja me Covid në Gjirokastër
Vijon të jetë i lartë numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se në 24 orët e fundit 5 persona kanë ndërruar jetë dhe 273 të tjerë janë infektuar me COVID-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.
NJOFTIMI I MSH
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 273
Të shëruar ne 24 orë 44
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,289
Testime totale 106,093
Raste pozitive 16,774
Raste të shëruara 10,001
Raste Aktive 6,325
Humbje jete 448
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3176
Durrës 651
Shkodër 451
Fier 364
Korçë 356
Lezhë 324
Elbasan 265
Vlorë 231
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 76