Testet e ADN nxjerrin në pah origjinën e linjës së Çerçiz e Bajo Topullit
Testet e ADN-se jo vetem qe kane konfirmuar traditen gojore te Topullareve qe vijne nga nje trung i perbashket me Karagjozet e Gjirokastres, por kane shkuar edhe me thelle ne kohe. Ne kete rast me shekuj me pare, linja mashkullore e Bajo e Çerçiz Topullit e konfirmuar me test ADN-je nga meshkujt e Topullareve qe jetojne sot ne Gjirokaster, e ka origjinen e larget shekullore nga nje trung mashkullor me vendodhje ne zonat verilindore te Shqiperise dhe ben pjese ne nje nga trungjet kryesore te popullates shqiptare qe gjate periudhes mesjetare ka pasur nje shperndarje te konsiderueshme drejt krahinave jugore te vendit, si ne Berat, Korçe, Gjirokaster, Tepelene, Vlore.
Origjina edhe me antike e kesaj linje ka qene pjese e fiseve veriore Ilire pasi nga teste ADN-je dhe analizave te karbonit te bera nga arkeologe kroate ne eshtra te zbuluara ne Kroacine e jugut, eshte konfirmuar qe kjo linje (Haplogroup ne terminologjine teknike) mashkullore, ka qene prezente ne Ballkanin Perendimor rreth 3,500 vjet me pare dhe duhet te kete qene nje nga linjat proto Ilire te rajonit.
Tashme testet e AND-se jane bere te aksesueshme nga çdokush qe ka kersherine dhe mundesine te testohet. Projekti Rrenjet (www.rrenjet.com) i ndihmon shqiptaret qe kane bere testin e ADN-se per kromozonin Y, te kene mundesi t’i krahasojne rezultatet me databasen me te madhe te linjave mashkullore shqiptare qe mirembahet nga Projekti Rrenjet ne menyre vullnetare. Postimim origjinal per Bajo e Çerçiz Topullin mund ta gjeni me poshte: