Kujt i lejohet lëvizja drejt Greqisë, flet shefi i policisë kufitare në Kakavijë (VIDEO)

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine ka dalë me një deklaratë për të shpjeguar se kush mundet të udhëtojë drejt Greqisë ndërkohë që vijojnë akoma të jënë në fuqi masat kufizuese, anti Covid. Dine vec sqarimit të procedurave bën edhe një bilanc mbi punën e ditëve të fundit të bërë nga Policia Kufitare në Kakavijë, përsa i përket luftës kundër trafikut të drogës apo trafikut të qënieve njerëzore. Më poshtë deklarata e plotë e Dines, shpërndarë për media nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër.

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të Kakavijës Vilson Dine, gjatë një prononcimi në interes të informimit të publikut në lidhje me lëvizjet, kushtet që duhen plotësuar dhe rezultat e arritura nga Policia Kufitare gjatë vitit 2020, ka thkesuar se Policia Kuftare ka si prioritet kryesor rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, pasi qytetarët janë aleati jonë dhe kur ata na besojnë dhe bashkëpunojnë na e bëjnë punën më të lehtë.

Lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020, ju informoj si më poshtë vijon:

Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare të ndodhura në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, konkretisht disa prej rasteve si më poshtë vijon:

3 raste “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar 555 gr. heroinë dhe 346.5 gr cannabis sativa;

9 raste “Trafikimi i mjeteve motorike”, ku janë sekuestruar 7 automjete luksoze dhe 2 kamionë;

6 raste “Falsifikimi i dokumenteve”, ku janë vënë para përgjegjsisë penale 6 shtetas shqiptarë e të huaj;

2 raste të “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë dhe mallrat e licensuara”, ku janë sekuestruar 140 paketa cigaresh dhe një sasi e konsiderueshme ilaçesh;

7 raste të “Mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, ku janë sekuestruar në total 254.000 euro dhe 15.450 paund;

1 rast “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufirit”, ku është arrestuar 1 autor;
 3 raste “Moszbatimi i aktit normativ për masat anticovid dhe gjatë pandemisë”.

Gjatë vitit 2020, nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.

Gjithashtu edhe disa raste të tjera të të veprave të ndryshme penale të ndodhura në P.K.K.

Gjatë kësaj periudhe janë kapur në Pikën e Kalimit të Kufirit, 23 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;

Mbi 20 operacione të përbashkëta me DVP Gjirokastër dhe Frontex, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit emigrantëve nga vendet e treta.

Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet P.K.K. Kakavijë, 338.899 shtetas, nga të cilët 242.536 shqiptarë dhe 96.363 shtetas të huaj dhe 114.133 automjete, ndërsa kanë dalë nga Republika e Shqipërisë 352.088 shtetas shqiptarë e të huaj dhe 121.496 automjete. Vlen të theksohet se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, që prej muajit mars 2020 ka qënë e reduktuar për shkak të masave të marra për mbrojtjen nga COVID-19, kryesisht nga autoritetet greke. Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit:

• Grek;
• Shqiptarë me leje qëndrimi greke;
• Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;
• Trupi diplomatik për arsye pune;
• Shtetas shqiptarë të paisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;
• Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;

Kjo kategori duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:

Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr;

Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.

Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të paisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dijnë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Marrëdhëniet me autoritetet policore dhe doganore greke kanë qënë shumë të mira dhe komunikimi me ta ka qënë i vazhdueshëm për zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe shmangien e problematikave në P.K.K, si dhe shkëmbimin e informacioneve për problematika e veprimtari të ndryshme. Vlen të theksohen rastet e shkëmbimit të informacioneve ditore për fluksin e lëvizjen e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë apo shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë e Janinës për ndjekje në kohë reale të aktivitetetve kriminale nëpërmjet kufirit. Gjithashtu, marrëdhëniet me autoritetet doganore shqiptare kanë qënë shumë të mira, kryesisht në shkëmbimin e informacionit reciprok, kontrolleve të përbashkëta dhe analizave të përbashkëta të riskut për veprimtari të palejuara.