Restaurohet shtëpia e Avni Rustemit në Libohovë, Mirela Kumbaro: Investimi do të vijojë, synojmë ta kthejmë në muze (FOTO)
Nga Mirela Kumbaro
5-6 vite me pare zbulova ne Libohove ne gjendje krejt te rrenuar te degraduar ne pike te hallit ish muzeun e qyetit te Libohoves dhe njekohesisht shtepia e Avni Rustemit. Me kerkese te komunitetit, punuam per projektin e restaurimit dhe te rehabilitimit te shtepise qe ishte gati per t’u shembur. Si per te ilustruar proverbin “bashkimi ben fuqine” Prefekti i Gjirokastres dhe Bashkia Libohove bene te mundur zbatimin e ketij projekti per fazen e pare qe shpetoi objektin nga shkaterrimi i harreses. Me Prefektin e qarkut Odise Kote dhe Kryetaren e Këshillit të qarkut Lindita Rova dhe bashke me kryetaren e bashkisë Libohovë Luiza Mandi, ishim sot për te vlerësuar nga afër punimet e përfunduara për rindertimin e pjesshëm të ndërtesës Muze. Investimi në vazhdim do të vijojë nga Këshilli i Qarkut Gjirokaster qe do te synoje rregullimin e mjediseve te jashtme dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës për rivitalizimin e kësaj shtëpie duke e kthyer në “Muze të Libohoves”, investim që do të ketë impakt në zhvillimin e turizmit jo vetëm në Libohovë, por në krejt rajonin e Qarkut Gjirokastër.