Tritol poshtë makinës së prokurorit të Gjirokastrës (VIDEO)
Arjan Muça, prokurori të cilit iu shpërthye makina me tritol mbrëmjen e sotme ka një karrierë të gjatë.Mesohet se Muça ka punuar në polici shumë më herët. Ai ka qenë edhe Oficer i Policisë Gjyqësore në dosjen e Gërdecit, ndërsa më pas është emëruar prokuror në Përmet dhe Gjirokastër.
Prokurori Arjan Muçaj ushtron funksionin e magjistratit që prej vitit 2015, pasi me dekretin nr. 9127, datë 01.06.2015 të Presidentit të Republikës, është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ndërkohë që më parë ka punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore. Nga dosja personale e tij, rezulton se ka pasur një transferim si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, ku ka pasur pozicion Drejtuesi për 4 muaj. Ai ka një eksperiencë profesionale në punë si Prokuror rreth 5 vjet, nuk ndodhet në një pozicion me mandat të kufizuar, aktualisht është i komanduar prej 1 viti si Këshilltar pranë Këshillit dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi. Në këto kushte për këtë prokuror nuk ekziston asnjë kriter ndalues komandimi.
Në muajin shkurt të vitit 2020, prokurori Arjan Muçaj ka shfaqur vullnetin për t’u komanduar në pozicionin e Këshilltarit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sot, prej dy vitesh, prokurori Arjan Muça është i komanduar si këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ai është një nga 6 prokurorët e komanduar në KLP dhe merret me raportet e vlerësimit të prokurorëve për në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK). Muça ka edhe bashkëshorten me të njëjtin profesion. .
Makinës së prokurorit Arjan Muçaj iu vu tritol në makinë mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Paristi, teksa ishte e parkuar. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk mbeti asnjë person i lënduar, ndërsa makina u dëmtua në pjesën e përparme. Ende nuk dihet nëse shënnjestar ka qenë prokurori Arjan Muça, apo gruaja e tij, gjyqtarja Gentiana Muça.