Persona të armatosur grabisin një argjendari në Gjirokastër (VIDEO)
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Gjirokastrës. Persona të paidentifikuar kanë grabitur me kallashnikov një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’18 shtatori’ të qytetit. Policia e Gjirokastres ka shperndare kete njoftim per media.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.