Gruaja nga Labova: Do jemi me Edi Ramën deri në vdekje, nuk i vjen turp Berishës që kërkon akoma të jetë deputet (VIDEO)

Mirela Kumbaro vijon takimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të fshatit Labovë e Sipërme, një grua tregon para kamerës përse duhet të jetë Edi Rama kryeministër i Shqipërisë.

“Kemi qenë me Mirelën, kemi qenë me Edi Ramën dhe do të jemi deri në vdekje. Një kryeministër i tillë i përshtatet Shqipërisë. Urdhëro, dolën vetë familja e Berishës se çfarë kishte bërë dhe kërkon akoma të tjerë deputet. Nuk i vjen turp”, shprehet gruaja nga Labova e Sipërme.