Gjirokastra shume afër ëndrrës së hershme të Kadaresë dhe Dino Çiços për të patur një aerodrom
Nga Engjëll Serjani
Sot Gjirokastra dhe gjirokastritet u ndihen dhe më pranë realizimit të ëndrŕës së hershme për te patur një aerodrom të vetin. Katër aeroplanë sportiv nga Maqedonia e Veriut dhe 2 të tjerë nga Kosova, në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronaitikes Shqiptare u ulen në aerodromin e vjeter të qytetit dhe fluturuan gjatë gjithë ditës së premte mbi qiellin e qytetit të gurtë.
“Ja dolem!”, thirri kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi në çastin kur aeroplani i parë maqedonas preku pistën e aerodromit që në fakt është ndërtuar rreth 90 vjet më parë.
Aeroporti i Gjirokastrës është një pasuri e jashtzakonshme që ka qënë e fjetur për rreth 30 vjet dhe sot ai mori jetë si nje pikë e rëndësishme për zhvillimin e turistik dhe fluturimeve sportive.
Rijetëzimii dhe rifunksionalizimin i një prej aeroporteve më të vjetra në Shqipëri, është nje inisiativë e Bashkisë Gjirokastër dhe e Forumit lokal për Aeroportin e Gjirokastrës. Bashkia e ka mbështwtur vazhdimisht kërkesën e operatorëve turistik dhe shoqërise civile si një pasuri me vlera që do të mund t’i japë një hov të vërtetë zhvillimi ekonomik tē qytetit nē UNESCO..
Rifunksionimi i aeroportit mbi të vënë është një projekt që synon të marrë jetë në qytetin e gurtë, kjo për vetë vlerat e trashegimise kulturore, për pozicionin gjeografik, potencialin turistik, por edhe për lehtësimin e lëvizjes së emigrantëve në rajonin jugor.
Entusiazmi i banoreve që kishin mbushur mjediset përreth aerodromit, dëshmoi se qyteti i gurtë ishtë përfshirë i tëri në realizimin e kësaj ëndërr, duke u përpjekur shumë të lobojnē e të shfrytëzojnë çdo mundësi realizimi. Lobimi kryesor u bë pranë qeverisë për riaktivizimin dhe çertifikimin realizimin e aerodromit që përfundimisht është i gatshëm pë të pritur aeroplanët çarter dhe ata sportiv.
Ky aerodrom plotëson kriterin e qeverisë shqiptare për të funksionuar në distancën 100 km larg aeroportit të Rinasit.
Sipas gazetës lokale DEMOKRATIA fluturimi i parë në këtë aerodrom është kryer në shtator tëi vitit 1924 kur autoritetet shqiptare pranuan kontratën me shoqërinë “Adria-Aeroloyd” dhe nxitën daljen e një projektligji që do të hapte siparin e historikut të aviacionit civil në Shqipëri. Ndërkohë që linja zyrtare ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë nisi në 11 gusht 1929 dhe ishte linjë operative vetëm në kushte optimale.
Ky shërbim vazhdoi deri në fund të luftës së dytë botërore. Por, pas çlirimit ne 1944 shërbimi civil ajror është ndërprerë.
Përpjekjet e pushtetit vendor, qytetarëve, Forumi për Aeroportin dhe shoqërisë civile, nuk reshtën asnjëhere duke e konsideruar rijetëzimin e aeroportit të Gjirokastër si jetik dhe tepër të domosdoshëm për zhvillimin turistik. Specialistët vendas e të huaj thonë se ky aeroport i plotëson të gjithë elementët teknikë për t’u kthyer në një aeroport rajonal ndërkombëtar. i ndodhur në trekëndëshin Gjirokastër – Berat – Butrint.