Ramën e zë vapa në Labovën e Kryqit, freskohet me ujin e Buretos në kroin e fshatit (VIDEO)
July 22, 2021
Në vijim të vizitës në qarkun Gjirokastër, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në fshatin Labovë e Kryqit në Libohovë, ku është hapur shtëpia e parë që pret turistë. Bujtina është ngritur edhe me fonde përmes AZHBR.
“Labovë e Kryqit, Libohovë – Në bujtinën “Maria”, shtëpia e parë që hapet për turistët në këtë fshat plot histori, falë mbështetjes sonë nga Skema Kombëtare e Financimit prej AZHBR, për ngritjen e bujtinave turistike dhe agroturizmave në fshatin shqiptar, ku ndërthuren tradita dhe modernia, në funksion të zhvillimit të ekonomisë familjare, lokale dhe kombëtare”, shkruan Rama teksa para se të mbërrinte në bujtinë u freskua në kroin e fshatit. Shihni pamjet.