Tërmet në Gjirokastër
October 19, 2021
Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Ai ka pasur një magnitudë 3 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ka qenë në afërsi të Gjirokastrës. Thellësia e goditjes ka qenë vetëm 14 km. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale përveç momenteve të frikës tek banorët. Ky është tërmeti i dytë në vend pas atij të Lezhës mbrëmjen e së dielës me magnitudë 4.5 Rihter.