I dënuar me 12 vjet burg, ndërron jetë Gatja i Lazaratit
October 20, 2021
Është ndarë nga jeta Razip Mahmutaj, i njohur ndryshe edhe Gatja e Lazaratit, i dënuar me 12 vite burg si pjesë e dosjes “Lazarati”.
Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Mahmutaj u dënua në janar të 2016 me 18 vjet burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryente vetëm 12 vite heqje lirie.
Gate Mahmutaj u arrestua në qershor të 2014 së bashku me djalin e tij Vandam Mahmutaj dhe në atë kohë ai u konsiderua si kreu i grupit që kundërshtoi me armë operacionin e policisë për asgjesimin e kanabisit pas dy dekadave në fshatin rebel të trafikantëve.