“E kam trajtuar si vajzën time”, flet në Gjykatë 54-vjeçari nga Libohova: E vërteta do dalë, ajo ka shkuar me një 32-vjeçar
Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka lënë në burg 45 ditor Kabul Hundën i dyshuar për përdhunimin e një të miture 16 vjeçare nga qyteti i Libohovës.
Kryesuesja e seancës së masës së arrestit Suela Dashi, në fillim të gjykimit ia ka dhënë fjalën prokurorit Julian Çafka, i cili në tërësinë e argumenteve të paraqitura,ka kërkuar në përfundim 45 ditë burg me arsyetimin e hulumtimit të disa pistave që besohen se do të zbardhin ngjarjen e ndodhur.
Prezent në seancë ka qenë edhe vetë 54 vjeçari Hunda, i cili ka qënë shumë i qetë dhe po me qetësi ka dhënë shpjegime për ngjarjen në fjalë. Nën prezencën e avokatit të caktuar nga shteti, 53-vjeçari e ka deklaruar veten të pafajshëm dhe sipas tij këtë e di gjithë Libohova.
Ajo që pati interes ishte dalja në skenë e një personi tjetër që mundet të zbardhë komplet zinxhirin e ngjarjes për të cilën akuzohet Hunda. Ky i fundit ka deklaruar se 16-vjeçarja ka pasur dhe ka raporte intime me një 32-vjecar nga qyteti i Libohovës dhe kjo është evidente sipas tij.
“Jam shumë i qetë se në përfundim do dalë tjetërkush i akuzuar për një vepër të stisur”, është shprehur Hunda. Vetë ky deklaroi se 16-vjeçaren e ka trajtuar si vajzën e tij, pasi janë pjesë e një familjeje dhe në asnjë rast nuk ka pasur tentativa për të kryer marrëdhënie intime.
“Jam i bindur që pas kryerjes së analizave në trupin e 16 vjeçares, do zbulohet AND-ja e një tjetër personi që është 32-vjeç nga Libohova”, u shpreh Hunda.
Sakaq në përfundim gjyqtarja Suela Dashi ka aprovuar kërkesën e prokurorit Julian Çafka për mbajtjen në qeli të 53-vjeçarit deri sa të zbardhen rrethana të tjera të ngjarjes që mund të ndryshojnë tërësisht objektin e padisë