Ngjarje e rëndë në Dropull, digjen çifti i të moshuarve pas zjarrit në banesën e tyre (Emrat)
November 16, 2021
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Dropull të Gjirokastër, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Hllomo. Raportohet se ka dyshime që një shkëndije zjarri nga soba e drurit, të ketë rënë në një batanije, duke bërë që zjarri të përhapje në të gjithë shtëpinë e çiftit. Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç. Zjarrfikësja mbërriti me vonesë për shkak të largësisë dhe rrugës së keqe.