Piu mbidozë ilaçesh, humb jetën 65-vjeçari në Gjirokastër
November 20, 2021
Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta. Policia deklaron se rreth orës 20:10, është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin”Asim Zeneli” pasi është është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shtetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor), por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.